Sporti

Minuta paniku në ndeshjen Liverpool – Inter, Klopp i kërkoi gjyqtarit të ndalte ndeshjen

03/09/2022 08:09
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Liverpoolit ka humbur ndaj Interit në “Anfield” në ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, por ka kaluar tutje në çerekfinale, pas rezultatit final 2:1.

Inter fitoi mbrëmë në “Anfield” me rezultatin 0:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë duel e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 62’të të sfidë0s.

Në minutën e 25-të të ndeshjes, trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp, i kërkoi gjyqtarit që ndeshja të ndalej, kjo për shkak se një tifoz është ndjere keq dhe trajneri është informuar direkt nga personat pranë tij.