Trajneri i Mikel Arteta ka dhënë mesazhin e qartë përpara supersfidës ndaj Manchester City, duke theksuar se skuadra e tij do të zbresë në fushë vetëm me një objektiv: fitoren.
Tekniku i Arsenal u shpreh i vendosur se ndeshje të tilla nuk lënë vend për kalkulime, pavarësisht presionit të madh në garën për titull.
“Do të shkojmë për të fituar. Kjo është mënyra jonë e të menduarit dhe nuk do ta ndryshojmë,” theksoi Arteta para mediave.
Ky takim do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:30.
/GazetaBlic Sport/


