Sporti

Marrëveshja konsiderohet çështje e mbyllur, pritet udhëtimi i Frenkie de Jong drejt Manchester-it

07/16/2022 09:25
nga:Mergim Rreci

Tek Manchester United janë të bindur se janë afër kompletimit të transferimit të yllit të Barcelonës, Frenkie de Jong, raporton The Sun.

Pavarësisht deklaratave të fundit publike nga Barça që hedhin dyshime, “Djajtë e Kuq” janë të sigurt për mbylljen e një marrëveshjeje, p]rcjell GazetaBlic Sport.

Do të ishte një ribashkim mes ish yllit të Ajax me shefin e vjetër Erik ten Hag në “Old Trafford”.

United do t’i paguajë 75 milionë euro Barcelonës për holandezin, plus 10 milionë euro të tjera bonuse.

/GazetaBlic Sport/