Llapi ka siguruar mbetjen në Superligën e Kosovës për sezonin 2026/27, pasi triumfoi me rezultat 2:0 ndaj FC Dinamos në ndeshjen e barazhit të zhvilluar në Drenas.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina tregoi më shumë qetësi dhe përvojë në takimin vendimtar, duke zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë.
Golat e fitores për Llapin u realizuan nga Ademi dhe Hyseni, të cilët i dhanë ekipit epërsinë e nevojshme për të kontrolluar ndeshjen deri në fund.
Dinamo, që synonte një promovim historik në elitën e futbollit kosovar, nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës dhe mbeti pa realizuar ëndrrën e ngjitjes në Superligë.
Me këtë fitore, Llapi ruan statusin në elitën e futbollit kosovar edhe për një sezon, ndërsa Dinamo do të vazhdojë garimin në Ligën e Parë.
/GazetaBlic Sport/


