Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hidhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Tërheqja e këtij shorti rezultoi me dy përballje shumë interesante, transmeton GazetaBlic Sport.
Prishtina do të përballet me skuadrën e Dritës, kurse Llapi dhe Drenica do të përballen në ndeshjen tjetër
Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës janë në sistemin vajtje-ardhje.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 9 prill, ndërsa ato kthyerse më 23 prill.
/GazetaBlic Sport/


