Sporti

Laura Fazliu e fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit

03/25/2023 14:31
nga:Mergim Rreci

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit.

Xhudistja kosovare është mposhtur në finale, por ka arritur sukses të mrekullueshëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Fazliu humbi në finale nga kundershtarja e saj nga Britania e Madhe, Lucy Renshall.

Ky është një sukses i madh për Laurën, që ndjek rrugën e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës duke fituar medaljen e dytë më të rëndësishme.