Kupa e Botës vjen sot me 4 ndeshje shumë interesante.
Edhe sot, ndeshjet do të zhvillohen në dy orare, dy nga ora 16:00, kurse dy të tjera nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Fillimisht në orarin e parë (16:00), Australia do të përballet me Danimarkën, kurse Franca me Tunizinë.
‘Gjelat’ janë kualifikuar tashmë tutje dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen mes Australisë dhe Danimarkës se cila kombëtare do të kalojë tutje.
Nga ora 20:00, na presin dy ndeshje jashtëzakonisht interesante, atje ku gjithçka vazhdon të jetë e hapur brenda grupit C.
Polonia e Lewandowskit dhe Argjentina e Messit do të përballen në ‘974 Stadium’, atje ku pritet të jetë një takim i rivalizuar deri në sekondat e fundit.
Takimi tjetër është ai mes Arabisë Saudite dhe Meksiksës.
/GazetaBlic Sport/