Argjentina dhe Kroacia do të përballen në ndeshjen e sotme në ‘Lusail Stadium’.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, atje ku do të mësohet kombëtarja e parë finaliste, shkruan GazetaBlic Sport.
Argjentina vlerësohet si më favorite nga bastet, por që kroatët kanë treguar vazhdimisht se janë jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe se nuk dorëzohen asesi deri në sekondat e fundit.
Kroacia arriti deri në gjysmëfinale pa qenë asnjëherë e para në avantazh në ndeshjet e Kupës së Botës dhe kjo është një tregues se kjo kombëtare lufton deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
/GazetaBlic Sport/