Sporti

Interesante: 16 kombësi të lojtarëve tek Nurnberg, Klose flet në katër gjuhë të ndryshme

10/15/2025 13:10
nga:Mergim Rreci

Pas një karriere veçanërisht të pasur dhe mbresëlënëse, Miroslav Klose njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në vitin 2016.

Sulmuesi legjendar është ende golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për ekipin kombëtar gjerman me 71 gola dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës me 16. Duke lënë pas shumë vite të mrekullueshme te Werder Bremen, Bayern Munich dhe Lazio, Klose është aktualisht i angazhuar si trajner.

47-vjeçari drejton ekipin e Nurnbergut në Bundesligën II, ku ekipi i tij aktualisht është në vendin e 14-të me 7 pikë pas 8 ndeshjeve. Përveç sfidës profesionale, Klose ka edhe një sfidë gjuhësore, me ekipin e Nurnbergut që ka lojtarë nga 15 vende të ndryshme. Pra, si ia del ish-sulmuesi stërvitjes?

Sipas gazetës gjermane Bild, Klose e stërvit ekipin e tij duke përdorur jo më pak se katër gjuhë – polonisht, italisht, anglisht dhe gjermanisht. “Kampioni i botës ndonjëherë mund të kalojë nga një gjuhë në tjetrën brenda sekondash.”

“Klose i jep udhëzime mesfushorit Erik Gryzvac (19) në polonisht, Mohamed Ali Zouma (23) në italisht, dhe lojtari anglez i huazuar Hindolo Mustafa (19) gjithashtu merr udhëzime në gjuhën e tij amtare. Sigurisht, ai flet edhe gjermanisht me pjesën tjetër të ekipit”, tha një burim për Bild.

Në Gjermani, ata shkruan gjithashtu: “Gjatë takimeve në dhomën e zhveshjes ose bisedave kokë më kokë, kufjet speciale me teknologji të inteligjencës artificiale ndihmojnë në përmirësimin e komunikimit dhe përkthejnë automatikisht fjalimet e Kloses. Por jo në fushë, ku Klose duhet ta bëjë vetë.”

/GazetaBlic Sport/