Sporti

Ballkani niset për në Zagreb, kërkohen pikët e plota ndaj Dinamos

12/13/2023 10:17
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit e zhvillon nesër ndeshjen më të rëndësishme në grupet e Conference League.

Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën e Dinamo Zagreb në Kroaci, atje ku kërkohet vetëm fitorja, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballkani duhet të fitoj me doemos ndaj Dinamos së Zagrebit në udhëtim dhe duhet të pres që Astana të barazoj ose të mposhtet nga Viktoria Plzen.

Ekipi tashmë është nisur për në Zagreb dhe gjatë ditës së sotme do të zhvillojë edhe një stërvitje në kryeqytetin kroat.