Lajme

Hykmete Bajrami, gazetarëve në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: Mos u ndalni asnjëherë, pavarësisht kush e udhëheq këtë vend

05/03/2026 13:37
nga:Genita C

Hykmete Bajrami ka uruar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, duke shprehur mirënjohje për gazetarët që punojnë në kushte të vështira dhe shpesh përballen me presione, kërcënime e sulme, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se puna e mediave ka ndihmuar në zbulimin e shumë skandaleve dhe ka rritur transparencën, duke e bërë më të lehtë edhe rolin e opozitës.

Bajrami nënvizoi se pa liri të mediave nuk ka demokraci, ndërsa inkurajoi gazetarët të vazhdojnë misionin e tyre në mbrojtje të së vërtetës, pavarësisht kush është në pushtet.