Euro2024

Gjerogjia – Portugalia, ky pritet të jetë vendimi i trajnerit Martinez për Cristiano Ronaldon

06/26/2024 12:04
nga:Mergim Rreci

Euro 2024 vazhdon të mërkurën me katër ndeshje.

Në orar janë përballjet e xhiros së tretë në grupet E dhe F, shkruan GazetaBlic Sport.

Nga ora 18:00, pritet të takohen Sllovakia dhe Rumania, si dhe Belgjika kundër Ukrainës, të dy ndeshjet nga Grupi E.

Në orën 21:00, do të zhvillohen dy ndeshje të tjera: Republika Çeke do të përballet me Turqinë, ndërsa Portugalia do të ndeshet me Gjeorgjinë.

Cristiano Ronaldo pritet të jetë titullar nga minuta e parë edhe në këtë takim, duke qenë në krye të sulmit të ‘Luzitanëve’.

Ja formacionet e mundshme:

Gjeorgjia: Mamardashvili; Kverkveliya, Kashia, Dvali; Kakabadze, Mekvabishvili, Kochorashvili, Tsitaishvili; Davitashvili, Kvaratskhelia; Mikautadze

Portugalia: Costa; Semedo, A Silva, Dias, Cancelo; Neves, Palhinha; B Silva, Fernandes, Felix; Ronaldo

/GazetaBlic Sport/