Lajme

20-shi i LDK-së, Shkëmb Manaj: Sonte u pa qartë fuqia e Lidhjes Demokratike të Kosovës

06/05/2026 23:10
nga:Mergim Rreci

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shkëmb Manaj, ka deklaruar se tubimi i mbajtur sonte dëshmoi mbështetjen në rritje për subjektin e tij politik para zgjedhjeve të 7 qershorit.

Përmes një reagimi publik, Manaj tha se “sonte LDK vulosi ringritjen e madhe të 7 qershorit”, duke e cilësuar atmosferën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve si tregues të besimit në programin dhe vizionin e partisë.

Ai u shpreh i bindur se LDK-ja po hyn në fazën përmbyllëse të fushatës me energji pozitive dhe mbështetje të shtuar, duke theksuar se zgjedhjet e 7 qershorit do të shënojnë një rezultat më të mirë për partinë.

LDK-ja po vazhdon aktivitetet elektorale në mbarë vendin, ndërsa partitë politike kanë intensifikuar fushatën në prag të ditës së votimit.