Sporti

Fitoi 8 me 0 dhe u shkarkua, Flamengo merr vendim të çuditshëm për Filipe Luis

03/03/2026 11:50
nga:Mergim Rreci

Filipe Luis është shkarkuar në mënyrë të papritur nga posti i trajnerit të Flamengos, ekipi që fitoi ligaën braziliane dhe të Amerikës së Jugut sezonin e kaluar.

Edhe më atipike është se lajmi u njoftua pas një fitoreje 8-0. Kampioni brazilian e shkatërroi Madureirën me një rezultat të përgjithshëm prej 11-0 në gjysmëfinalet e kampionatit Carioca Serie A.

Sipas raportimeve që vijnë nga Brazili, trajneri i ri i Flamengos do të jetë Leonardo Jardim. Portugezi ka punuar për herë të fundit te Cruzeiro.

/GazetaBlic Sport/