Sporti

Zyrtare: Florian Loshaj transferohet tek Igdir, po shkëlqen me paraqitjet në Turqi

02/06/2026 19:16
nga:Mergim Rreci

Florian Loshaj ka bërë një lëvizje interesante në Turqi.

Mesfushori dardan, është futbollisti më i ri i Igdir FK. Mesfushori 29-vjeçar vendosi që të largohej nga Istanbulspor, për të nisur një aventurë të re me ekipin tjetër të Ligës së Parë turke.

Me klubin e ri, mesfushori nga Skënderaj ka firmosur kontratë 1.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Gjatë këtij edicioni, Loshaj ishte kapiten tek Istanbulspor, duke realizuar 4 gola dhe duke bërë 6 asistime në 23 ndeshje.

Paraqitjet e mira të Loshajt kanë rënë në sy të drejtuesve të Igdir, të cilët vendosen për transferimin e tij.

/GazetaBlic Sport/