Sporti

Ekskluzive: Zhegrova mungon ndaj Irlandës së Veriut, në dyshim edhe për ndeshjen ndaj Greqisë

06/08/2022 22:10
nga:Mergim Rreci

Edon Zhegrova pritet të jetë mungesa e madhe për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut. 

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Edon Zhegrova nuk pritet të luajë nesër, teksa është në dyshim edhe për ndeshjen e radhës.

Ai poashtu mësohet se u largua nga hoteli ku po qëndron kombëtarja.

Kujtojmë se ai ishte në mesin e futbollistëve më të mirë në dy ndeshjet e para dhe do të jetë një mungesë e madhe për Alain Giresse.