Lajme

Deklarohet Doarsa Kica-Xhelili: Rëndit arsyet pse u largua nga Lista “Guxo”

09/08/2022 21:14
nga:G C

Deputetja më e re e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka renditur arsyet se pse është larguar nga Lista Guxo, partia politike e themeluar nga presidentja Vjosa Osmani.

Ajo tha se njoftimin e ka bërë para se të ndodhë kjo që ndodhi këto ditë, teksa shtoi se i ka njoftuar ministrat Faton Peci dhe Donika Gërvalla para dy muaj rreth dorëheqjes së saj.

“Dorëheqjen me shkrim e kam bërë më 5 gusht. Mirëpo ka qenë esenciale, Aktualiteti ndryshon, ndryshon rrjedhja, rrethanat dhe kontesti. Unë kam hyrë në Guxo, Listën Vjosa në janar të vitit 2021 që kam çka të jap në politikën kosovare. Kam pasur bindjen absolute kishte çfarë të ofronte shtesë ajo u zgjodh presidente, e kemi ditur që lista Vjosa s’do të ishte e njëjtë pa presidenten Osmani”, tha ajo.

Megjithatë, ajo tregoi se me Guxo filluan të kenë disa rrethana që i diferenconin.

Kjo ishte arsyeja që çoi në tërheqjen e saj graduale nga Guxo për të aderuar në LDK.

“Dhe, unë në fakt personalisht e kam ofruar zyrën time në Kuvend, dhe kam ofruar çelësat e zyrës të takohemi si Guxo dhe të shohim si po funksionojmë dhe si qëndrojmë ne. Kur pyesja se çfarë na bën neve të ndryshe nga të tjerët përveç momentumit, shtrohet pyetje se pse duhet të ekzistojmë”, tha ajo në Klan Kosova.

“E kam gjetur veten në takime kur është përmendur se si Guxo është LDK-ja. Kemi pasur kuvende zgjedhore që ka pasur kësi elemente të narratives. Unë s’kam qenë pjesë e strukturave të LDK-së. Çfarë ka ndodhur në shkurt të 2021-s ka qenë një momentum që nuk përsëritet, por është subjektive”.

“Ka pasur frymë që të bëhet diçka me reformat në drejtësi. Ende jam për drejtësi, vetting e byro. Ajo çfarë ndodhi është se Guxo rrugës s’sihte më platforma që ta shihja si vlerë në vizion, pa dashur të flasë për individë. Unë sot jam në LDK se ajo ka ofruar reforma. Pyetja ime ka qenë se si diferencohemi nga LDK-ja dhe s’kam arritur ta kuptojë rrugës”, shtoi ajo.