Sporti

Çështje e kryer, Dumani nënshkruan për një vit me Fushë Kosovën

07/04/2023 19:23
nga:Mergim Rreci

Gentrit Dumani është futbollist i ri i Fushë Kosovës.

Mbrojtësi i njohur kosovar ka vendosur përfundimisht për të ardhmen, atje ku karrierën do ta vazhdojë tek skuadra e inkuadruar në Superligë.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se marrëveshje mes palëve është për një vit, me Dumanin që kërkon suksesin me ‘Pampurat’.

Kujtojmë që në edicionin e fundit, Gentrit Dumani luajti në pjesë e dytë të sezonit tek Trepça ’89.

/GazetaBlic Sport/