Sporti

Trepça siguron një vend në finalen e madhe të Kupës së Kosovës

02/15/2024 18:57
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Trepçës ka siguruar ‘biletën’ për finalen e Kupës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit kanë triumfuar ndaj skuadrës së Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar në Gjakovë ishte 72-59 , atje ku Trepça e dominoi në rrjedhën e ndeshjes në pjesën më të madhe të saj.

Kishte një atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna, kurse finalisti tjetër do të mësohet nga ndeshja mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

/GazetaBlic Sport/