Sporti

Tensione para ndeshjes Trepça – Prishtina, pritet spektakël i madh basketbollistik

18 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Gjithçka gati për spektaklin e madh basketbollistik në Mitrovicë.

Sot, do të përcaktohet skuadra e parë finaliste në Kupën e Kosovës në basketboll.

Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, e cila nis në orën 18:30.

Prishtina e ka fituar gjysmëfinalen e parë, të luajtur në kryeqytet para dy javësh me rezultatin e ngushtë 67:65, të cilin synon ta mbrojë.

Kështu që, gjysmëfinalja e dytë ndërmjet këtyre dy skuadrave pritet të jetë e zjarrtë kurse atmosfera në palestër pritet ta konfirmoj një gjë të tillë, me të gjitha biletat që janë shitur.

/GazetaBlic Sport/