Sporti

Taulant Xhaka shpërndan në ‘Instagram’ deklaratën e Granitit pas ndeshjes

09/06/2025 19:39
nga:Mergim Rreci

Deklaratat e Granit Xhakës dhe festimet e tij tek golat e realizuar ndaj Kosovës, kanë shkaktuar diskutime në vendin tonë.

Për ta “zbutur” disi ka menduar vëllai i mesfushorit të Sunderland, Taulant Xhaka, i cili ka postuar një deklaratë të Granitit pas ndeshjes:

“E gjithë bota e di që unë jam shqiptar plotësisht. Megjithatë, i festova golat sepse përfaqësoj Zvicrën”.

Taulanti, ndryshe nga Graniti, zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë në arenën e futbollit europian, pavarësisht se kishte mundësi të ndiqte hapat e vëllait.