Sporti

Dritës i duhet përkrahja, rreth 10 mijë tifozë pritet të jenë sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

08/14/2025 16:03
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Dritës e zhvillon sonte ndeshjen kthyese ndaj FCSB në Europa League.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:00, me ‘Intelektualët’ që synojnë përmbysjen e madhe të rezultatit, shkruan GazetaBlic Sport.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se rreth 10 mijë tifozë pritet të jenë në shkallët e stadiumit për ndeshjen e sotme, atje ku atmosfera do të jetë fantastike.

Mbështetja do të jetë e madhe për Dritën, e cila synon triumfin dhe kalimin tutje në ‘Play-Off’ të Europa League.

/GazetaBlic Sport/