Ka përfunduar ndeshja në Gjilan.
Drita ka siguruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
“Intelektualët” triumfuan me rezultat 3 me 1 ndaj Trepçës ’89, me golin e parë të ndeshjes që e realizoi Muharrem Jashari në minutën e 7-të.
Më pas, Besnik Krasniqi e dyfishoi avantazhin pas një penalltie të akorduar me VAR dhe duhet cekur që paraprakisht brenda atij aksioni, gol kishte realizuar edhe Muja i Trepçës ’89, por goli i tij u anulua.
Ardit Tahiri shënoi për 3 me 0, kurse Ardian Muja e gjeti golin në fund të ndeshjes për mysafirët dhe vendosi rezultatin përfundimtar.
Drita mbetet skuadra e vetme pa asnjë humbje dhe e kryeson tabelën e Superligës, kurse Trepça ’89 mbetet në vendin e 6-të me 9 pikë.
/GazetaBlic Sport/


