Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë Kampionatin Evropian të Futbollit për grupmoshën U21.
Lajmin e ka konfirmuar mediumi ‘Danas‘, duke raportuar se kampionati do të hapet në “Karadorde ” të Novi Sadit, i cili së shpejti do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të gjerë për shkak të kësaj ngjarje.
Ndeshjet tjera në Serbi do të luhen në stadiumet e sapohapura në Leskovc, Zajeçar dhe Loznicë, kurse ndeshjet në Shqipëri do të luhen në Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Elbasan.
Kjo ishte një iniciativë e nisur nga FSHF, respketivisht kryetari Armand Duka.
/GazetaBlic Sport/