Sporti

Nuk mjafton triumfi në ndeshjen e parë, Malisheva eliminohet nga Conference League

07/30/2026 22:54
nga:Mergim Rreci

Malisheva i ka dhënë fund aventurës së saj në UEFA Conference League, pasi u mposht me rezultat 4-1 nga Hibernian në ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues.

Skuadra kosovare udhëtoi në Skoci me epërsinë 2-0 të fituar në ndeshjen e parë, por nuk arriti ta ruajë avantazhin. Hibernian zhvilloi një paraqitje dominuese, përmbysi rezultatin e përgjithshëm dhe siguroi kualifikimin në raundin e tretë.

Malisheva pati vështirësi gjatë gjithë takimit për t’iu kundërpërgjigjur ritmit të vendasve, të cilët realizuan katër gola.

Skuadra kosovare arriti të shënojë një gol në pjesën e dytë me anë të Bajraktarit, por ai shërbeu vetëm për të zbutur humbjen, pasi nuk mjaftoi për të rikthyer shpresat për kualifikim.

/GazetaBlic Sport/