Napoli synon të fitojë ndeshjen e tyre të gjashtë radhazi në Ligën e Kampionëve këtë sezon sonte ndaj Liverpool.
Ky takim luhet në ora 21:00, me të dy skuadrat që tashmë janë kualifikuar në raundin tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.
Napoli do të fitojë grupin A edhe me humbje, për sa kohë që disfata nuk është me tre ose më shumë gola.
Amir Rrahmani është lojtari i vetëm i Napolit i lënduar, kurse Liverpooli i Jurgen Klopp është pa Luis Dias, Diogo Jota, Arthur, Matip dhe Naby Keita.
Formacionet e mundshme:
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Konate, Tsimikas; Jones, Fabinho, Henderson; Salah, Firmino, Nunez.
Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Kim, Juan Jesus, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.
/GazetaBlic Sport/


