Drejtuesit, stafi stërvitor dhe lojtarët e Milanit u takuan për një mbledhje urgjente të mërkurën në mëngjes pas eliminimit të ekipit nga Champions League të martën mbrëma.
Kuqezinjtë u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe kjo gjë ka shkaktuar ‘tërmet’ tek kampi i kuqezinjëve, gjë e cila u reflektua edhe në mbledhjen e sotme, ku pati nervozizëm dhe tone të larta, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas përditësimeve të së mërkurës, objektivi i përditësuar është vendi i katërt në Serie A ‘me çdo kusht’, pavarësisht që kjo gjë nuk i plotëson objektivat që ishin në fillim të këtij sezoni.
/GazetaBlic Sport/