Sporti

Dion Morina merr ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë, i bashkohet grumbullimit me datë 17 dhjetor

12/13/2022 10:49
nga:Mergim Rreci

Dion Morina është njëri nga futbollistët shqiptar që premton të ardhme të ndritur.

I lindur në vitin 2007 në Gjermani, i rritur me pasionin e madh për futbollin, Dion Morina ka mahnitur me aftësitë dhe talentin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai luan në pozitën e qendër sulmuesit për skuadren gjermane FC Kaiserlautern dhe ka spikatur me golat e tij të shumtë, por edhe fizikun mbresëlënës perkundër moshës së re që ka, mbi të gjitha edhe gjatësinë që është shumë e nevojshme, 1.85 cm.

Kombëtarja e Shqipërisë e ka monitoruar atë dhe tashmë i ka dërguar një ftesë zyrtare për ta përfaqësuar vendin.

‘GazetaBlic Sport’ ka siguruar konfirmimin që ai ka pranuar ftesën e kombëtares U17 të Shqipërisë dhe do të jetë pjesë e grumbullimit me datë 17 dhjetor.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në Kosovë, Morina gjatë verës kishte punuar në aspektin fizik me trajnerin Arlind Shala, por që nuk pasur asnjë lloj ftese deri më tash nga kombëtarja e Kosovës.

/GazetaBlic Sport/