Sporti

Golden Eagle Ylli – Peja, sonte ndeshja e parë çerekfinale

04/10/2025 16:32
nga:Mergim Rreci

Golden Eagle Ylli dhe Peja do të përballen sonte në ndeshjen e parë çerekfinale.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 19:00, atje ku pritet rivalitet dhe shumë spektakël, shkruan GazetaBlic Sport.

Në edicionin e rregullt të garave aktuale, Ylli i ka fituar të katër përballjet kampionale kundër Pejës, por të gjitha do të zhvleftësoheshin, nëse humbin në Playoff.

Peja është skuadra e dytë me tituj kampioni në Kosovë, me shtatë sosh të fituara, pas Prishtinës e cila ka dyfishin, 14.

Ylli ndërkaq me dy herë triumf në kampionatin elitar të basketbollit, qëndron i katërti në renditje, pas Trepçës që është shpallur katër herë kampione.

/GazetaBlic Sport/