Lajme

Deputetja e PDK-së: 14 shkurti ditë zie për Kosovën

02/01/2023 13:21
nga:N M

Deputetja e partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu Shoshi ka kritikuar Qeverinë e Kosovë për disa premtime që i kishte bërë e që sipas saj s’po shihen askund, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka përmendur këtu pagën minimale, banesat për të rinjtë, bankën zhvillimore, fondin sovran e të tjera.

Sipas saj, 14 shkurti i 2021 ishte dite zie për Kosovën.

Reagimi i plotë:

Ku mbet premtimi i pagës minimale 250€?
Standardin e jetës së premtuar nga Albini, me banesa, sigurim të banimit për 4000 familje, emëtim të letrave me vlerë, bonove, fondin sovran, bankën zhvillimore, e të ardhura shtesë vetëm në ëndërr mund t’i shihni.
14 shkurti ditë zie për Kosovën tonë të dashur!