Sporti

E cilësoi egoist, Cristiano Ronaldo reagon ndaj Rafael van der Vaart

12/05/2024 17:54
nga:Mergim Rreci

Në një bisedë me programin e radios angleze talkSport , Rafael van der Vaart kujtoi sezonin 2009/10, në të cilin ai kaloi kohë me Cristiano Ronaldon te Real Madrid.

Van der Vaart e quajti sulmuesin portugez egoist, gjë e cila nuk i ka pëlqyer aspak Ronaldos, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ai ishte tepër egoist. Nëse fitonim 6-0 dhe ai nuk shënonte, nuk do të ishte i lumtur. Por nëse ne humbnim dhe ai shënonte dy gola, gjithçka do të ishte mirë”, tha ish-futbollisti, fjalë që merituan një përgjigje (të shkurtër dhe të prerë) nga lojtari i Al Nassr .

“Kush është ky?”, pyeti Cristiano Ronaldo përmes Instagramit, duke nënçmuar plotësisht ish sulmuesin holandez.

/GazetaBlic Sport/