Sporti

De Biasi: Shqipëria ka mbetur në zemrën time, përgëzime për suksesin e madh për të gjithë tifozët shqiptarë

11/17/2023 12:14
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon sonte ndeshjen ndaj Moldavisë në kualifikueset e ‘Euro 2024‘.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, atje ku kuqezinjtë pritet ta konfirmojnë zyrtarisht kualifkimin, shkruan GazetaBlic Sport.

Sfida e grupit E kualifikuese për Euro 2024 është një finale për tanët, me “Shqiponjat” që kërkojnë të nisin fluturimin për në Gjermani, teksa një pikë do na dërgonte për herë të dytë në fazën finale të një Evropiani.

Trajneri që shkruajti histori me kombëtaren e Shqipërisë në vitin 2016, Gianni De Biasi është prononcuar ekskluzivisht për ‘GazetaBlic Sport’ para këtij takimi, duke qenë shumë i lumtur me suksesin e arritur nga kuqezinjtë.

“Jam shumë i lumtur, Shqipëria ka mbetur në zemrën time! Jam i lumtur për punën e bërë nga Silvinho së bashku me stafin, si dhe për lojtarët që disa prej tyre ishin tashmë me mua në Francë! Bravo të gjithëve dhe gëzuar për fansat e shumtë në Shqipëri dhe në mbarë botën“, deklaroi De Biasi.

/GazetaBlic Sport/