Lajme

Vdes në QKUK këmbësorja e cila u aksidentua në Malishevë

07/24/2024 13:56
nga:Sh R

Një grua nga komuna e Malishevës ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pasi e njëjta ishte aksidentuar.

E njëjta nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të shkaktuara nga aksidenti.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirumuar Sheremet Elezaj, nga Policia rajonale e Gjakovës.

Ai ka thënë se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 07:30 janë përfshirë dy vetura dhe këmbësorja e moshës madhore.

Dy shoferët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim.

“Rreth orës 07:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Astrazub-Malishevë (rruga Malishevë-Rahovec). Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete dhe një këmbësore (femër e moshës madhore). Këmbësorja është dërguar në QKUK nga më vonë jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë”, tha ai për GazetaBlic.

Me vendim të prokurorit të shtetit njëri nga shoferët është dërguar në mbajtje.