Sporti

Siguri në mbrojtje, 5 asistime dhe një gol i realizuar| Edicion shumë pozitiv për Geralb Smajlin e Ballkanit

05/30/2025 12:54
nga:Mergim Rreci

Geralb Smajli ka qenë fantastik me paraqitjet e tij gjatë edicionit 2024/2025.

Mbrojtësi i djathtë i Ballkanit ka luajtur në 31 ndeshje, duke qenë siguri në mbrojtje dhe shumë i rëndësishëm për skuadrën edhe në aspektin ofanziv.

Ai poashtu dha kontribut me 5 asistime dhe një gol të realizuar, duke mbyllur një edicion të suksesshëm me fanellën e nënkapmpionit kosovar.

/GazetaBlic Sport/