Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës.
Në Gjilan, Drita ka triumfuar ndaj Prishtinës, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes 3 me 0, me Besnik Krasniqin dhe Albert Dabiqajn x2 që realizuan golat për ‘Intelektualët’.
Ferizaj dhe Malisheva kanë barazuar në një ndeshje ku pati fund dramatik. Fillimisht Hazrollaj realizoi për 0 me 1 në 90+3, kurse Kurtaj në 90+10, barazoi rezultatin dhe i dha një pikë skuadrës së tij.
/GazetaBlic Sport/