Sporti

Gani Sejdiu: Ballkani nuk ka frikë nga kundërshtaret e niveleve të larta, do të na surprizojë edhe sonte

10/06/2022 13:22
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit e zhvillon sot ndeshjen e radhës në Europa Conference League.

Klubi kosovar do të përballet me Sivasspor, në xhiron e tretë të grupeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ndeshjen e parë, Ballkani kishte barazuar me skuadrën e Cluj, kurse në ndeshjen e dytë kishte humbur nga skuadra e Slavia Prague.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu tha për ‘GazetaBlic Sport’ se Ballkani nuk ka frikë nga kundërshtaret e niveleve të larta dhe se do të na suprizojë edhe sonte.

“Nuk është e lehtë të merret rezultat pozitiv, edhe pse kundërshtari në kampionat nuk është në formë të mirë, por ky është një tjetër kompeticion dhe gjërat mund të ndryshojnë. Megjithatë, Ballkani me kalimin e kohës ka krijuar një siguri dhe na ka hequr frikën nga e kaluara nga zhgënjimi kur kemi të bëjmë me një kundërshtar të nivelit të lartë, kështu që Ballkani do të na surpizojë sërish me paraqitjen e tij, pavarësisht rezultatit”, tha Sejdiu.

Kujtojmë që ky takim zhvillohet në ora 18:45.

/GazetaBlic Sport/