Lajme

Policia bllokon mbi 20 rrugë ilegale përgjatë kufirit me Serbinë

10/17/2023 14:36
nga:Sh R

Mbi 20 rrugë ilegale përgjatë kufirit me Serbinë janë bllokuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Gazeta Blic, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Ai tha se për bllokimin e disa prej tyre janë përdorur blloka betoni, e në disa tjera janë hapur gropa.

“Janë mbi 20 rrugë ilegale që i kemi blloku. Diku me blloka betoni, diku me bager i kemi hap gropa dhe janë blloku ato rrugë”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka realizuar sërish aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.