Lajme

Mbledhja e ministrave me Kurtin nuk ka të bëjë me arrestimet në MINT, thotë zëdhënësi i Qeverisë

08/18/2023 16:42
nga:Sh R

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur sot një takim interno me kabinetin e tij në lidhje me mbarëvajtjen e projekteve dhe progresin në përmbushjen e planit strategjik-operacional e të programit qeverisës

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim intern me kabinetin qeveritar, siç ishte planifikuar një javë më parë. Nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mbarëvajtjen e projekteve dhe progresin në përmbushjen e planit strategjik-operacional e të programit qeverisës”, ka deklaruar ai.