Mesfushori francez Paul Pogba, kontrata e të cilit me Manchester United përfundon këtë sezon, është shumë afër rikthimit në Juventus.
Sipas faqes italiane Calciomercato, futbollisti ka marrë një propozim prej 9 milionë euro në vit plus 3 milionë euro bonuse nga “Zonja e Vjetër”, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojtari nuk ka qenë i kënaqur në këtë sezon tek skuadra angleze dhe sipas mediave britanike, edhe ai është i interesuar për një largim të mundshëm.

/GazetaBlic Sport/


