Motra e Lionel Messit u përfshi në një aksident të rëndë. Maria Sol Messi pësoi lëndime, përfshirë një thyerje të shtyllës kurrizore dhe djegie.
Gazetari dhe prezantuesi televiziv argjentinas, Angel de Brito, tha se nëna e yllit të futbollit i kishte thënë se nuk kishte rrezik për jetën e Maria Sol, por se ajo tani ka nevojë për një periudhë të gjatë rehabilitimi, transmeton GazetaBlic Sport.
Aksidenti me makinë ndodhi në Miami, ku motra e Messit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një mur.
“Motra e Messit është mirë, është jashtë rrezikut, por unë kontaktova familjen sepse ajo duhej të martohej në Rosario të Argjentinës më 3 janar dhe tani do t’i duhet ta shtyjë dasmën.”
“Ajo ka dy rruaza të thyera, fraktura në thembër dhe kyç. Dasma do të shtyhet. Celia më tha se i ra të fikët dhe u përplas në mur”, shton De Brito.
/GazetaBlic Sport/


