Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës.
Rezultati përfundimtar ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një takim pa shumë histori në “Fadil Vokrri”, me të dy skuadrat që u treguan shumë të kujdesshme në aspektin defnaziv, duke ofruar pak në sulm.
Drita mbetet skuadra e vetme në Superligën e Kosovës që nuk ka pësuar asnjë humbje deri më tash. “Intelektualët” kanë arritur 5 fitore dhe 3 barazime nga 8 ndeshje sa kanë zhvilluar.
Ballkani renditet pas Dritës në tabelë dhe ka vetëm një humbje deri më tash, humbje kjo nga pikërisht nga skuadra e Ardian Nuhiut.
Me nga 2 humbje janë Gjilani, Prishtina dhe Trepça ’89, kurse Drenica, Llapi dhe Ferizaj kanë nga 3 të tilla.
Skuadra me më së shumti humbje deri më tash është Dukagjini, atje ku pas 8 ndeshjeve ka 6 humbje dhe 2 barazime.