Sporti

Osasuna ankohet për pjesëmarrjen në ndeshje të Inigo Martinez: Nuk kishte të drejtë loje!

3 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Siç raporton gazeta Marca, Osasuna ka bërë një ankesë në lidhje me ndeshjen e mbrëmshme ndaj Barcelonës.

Klubi i Pamplona tha se kundërshtarët e tyre kishin shkelur një rregull të FIFA-s dhe nuk mund të kishin sjellë në lojë Inigo Martinez, transmeton GazetaBlic Sport.

“Klubi e kupton se pjesëmarrja e Iñigo Martínez në ndeshjen e djeshme ka shkelur nenin 5 të Aneksit I të Rregullores së FIFA-s për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve, i cili specifikon se një lojtar që nuk bashkohet ose largohet nga kombëtarja e tij për arsye mjekësore nuk mund të luajë ndeshje për klubin e tij për pesë ditë kalendarike pas përfundimit të periudhës ndërkombëtare”, shkruan ata.

Ndeshja e fundit e Spanjës ishte më 23 mars dhe kjo ndeshje e shtyrë e xhiros së 27-të të La Ligës u zhvillua katër ditë më vonë, gjë që bëri që Osasuna të bënte këtë deklaratë.

/GazetaBlic Sport/