Sporti

Kreshnik Uka e fiton epitetin e ‘Yllit të Javës’, realizoi golin e fitores ndaj Llapit

04/14/2026 13:53
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar traditën e ndarjes së çmimit “Ylli i Javës” në bashkëpunim me sponsorin zyrtar Albi Mall, duke vlerësuar futbollistin më të dalluar të xhiros në elitën e futbollit kosovar.

Për javën e 28-të të Superligës, ky çmim i është ndarë sulmuesit të FC Drenica, Kreshnik Uka, i cili pati një paraqitje vendimtare në përballjen ndaj KF Llapi, transmeton GazetaBlic Sport.

Në ndeshjen direkte për mbijetesë, Drenica arriti fitore minimale 0:1 ndaj Llapit, falë golit të vetëm të realizuar nga Uka. Ky triumf konsiderohet tejet i rëndësishëm, pasi afron ekipin drenicas me rivalët në tabelë dhe e mban në garë për mbijetesë në Superligë.

Vlerësimi për “Yllin e Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili evidentoi ndikimin vendimtar të Ukës në këtë sfidë kyçe.