Dardan Moliqaj, kryetar i partisë Socialdemokrate është i ftuar i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin, e ku ai flet gjerë e gjatë për protestën e nesërme që ka paralajmëruar ky subjekt politikë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike në vend.
Molliqaj në këtë intervistë është i bindur se Qeveria që drejtohet nga Albin Kurti, do të tërhiqet nga ideja e rritjes së çmimit të rrymës dhe për këtë kreu i PSD-së, ka dhënë një shpjegim interesant.
Për bllok tarifën dhe çmimin e ri të rrymës ai akuzon direkt kryeministrin Albin Kurti dhe deputetet e lëvizjes vetëvendosje meqë sipas tij, Bordi ne ZRRE e kanë caktuar deputetët e VV-së përmes Kuvendit të Kosovës.
Pse sipas tij Qeveria e Kosovës nuk duhet t`ia jap asnjë cent kompanisë turke KEDS dhe pse KESCO dhe KEDS i kanë miliona euro borxh Korporatës Energjetike të Kosovës?
Çka i thanë liderët e tri partive opozitare Dardan Molliqajt, për protestën e së shtunës dhe për çfarë u dakordu ai me Lumir Abdixhikun, Vlora Çitakun e Ramush Haradinaj?
A do të marrin pjesë në protestën e së shtunës deputet, struktura të partive opozitare dhe sa masive do të jetë ajo, Molliqaj ka një analizë interesante që e shpalos në Blic Interwie.
Pse Albin Kurti sipas tij është diktator?
Dardan Molliqaj dhe partia e tij janë vetëm për një opsion që do të përmbyllte marrëveshjen Kosovës Serbi, opsionin që dikur e kishte nisur si ide ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ri përcaktimi i kufijve të Kosovës.
Çka i tha policisë Dardan Molliqaj për rënien e blloqeve të Kosovës A dhe pse KEDS duhet të hetohet për këtë sipas tij?
Për këto dhe tema të tjera sonte me fillim në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe faqen zyrtare të Gazata Blic në Facebook.