Sporti

Mëziu pritet të largohet nga Fushë Kosova, disa oferta në drejtim të tij

12/26/2023 16:20
nga:Mergim Rreci

Osman Mëziu është në mesin e futbollistëve më të dalluar në futbollin kosovar.

Sulmuesi i mirënjohur në sezonin vjeshtor ishte pjesë e skuadrës së Fushë Kosovës, atje ku realizoi edhe gola të bukur.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se 24 vjeçari pritet të largohet nga skuadra e drejtuar nga Burim Shala, duke qenë në ‘radarin’ e disa skuadrave kosovare.

Burime tona mësojnë se ka tashmë tre oferta serioze në drejtim të tij, me futbollistin që së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re, gjithmonë nëse nuk ndryshojnë gjërat në momentet e fundit.

/GazetaBlic Sport/