Sporti

“Shvercerat” bëhen gati për udhëtimin masiv në Kroaci, në përkrahje të Shkupit ndaj Dinamo Zagrebit

07/14/2022 14:49
nga:Mergim Rreci

FC Shkupin e pret një super përballje në raundin tjetër kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Më 19 korrik (e martë), skuadra nga Çairi do të përballet me kampionin kroat Dinamo Zagreb, në sfidën e parë nga dy ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të kompeticionit më të fortë evropian, përcjell GazetaBlic Sport.

Tifo-grupi i kësaj skuadre, “Shvercerat” do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar në drejtim të Zagrebit, atje ku do të ofrojnë përkrahje të “zjarrtë” për skuadrën e tyre.

Nisja e tyre do të bëhet me 18 korrik në ora 22:00.