Sporti

Bilanci në ndeshjet zyrtare, Kosova në formë pozitive para përballjes me Irlandën

09/24/2026 17:05
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës i afrohet përballjes me Irlandën me një bilanc pozitiv në pesë ndeshjet e fundit zyrtare.

Në këto pesë takime, Dardanët kanë regjistruar tri fitore, një barazim dhe vetëm një humbje, duke treguar formë të mirë para sfidës së radhës, transmeton GazetaBlic Sport.

Rezultatet e fundit kanë rritur besimin në kampin kosovar, ndërsa skuadra synon ta vazhdojë serinë pozitive edhe në përballjen ndaj Irlandës.

Me përkushtim dhe mbështetjen e tifozëve, Kosova hyn në këtë sfidë me synimin për të dhënë maksimumin dhe për të kërkuar një tjetër rezultat pozitiv në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve.

/GazetaBlic Sport/