Lajme

Bedri Hamza pret në takim Ambasadorin e Italisë, diskutohet për zhvillimet politike

02/19/2026 16:03
nga:Genita C

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim edhe Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Hamza dhe ambasadori Antonini diskutuan për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën evropiane të Kosovës.

Hamza theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe se ekziston hapësirë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën ekonomike.

Hamza theksoi se PDK mbetet e hapur për bashkëpunim në të gjitha çështjet që janë në interes të Kosovës.