Sporti

Ballkani ‘kryen detyrën’, avantazh i dyfishitë ndaj La Fioritas pas pjesës së parë

07/26/2022 20:46
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe La Fioritas.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Albion Rrahmani ka shkëlqyer me paraqitjen e tij, duke realizuar dy gola brenda dy minutave.

Rrahmani shënoi në minutën e 6’të dhe në minutën e 8’të.

Skuadra kosovare tashmë ka avantazh prej 6 me 0 nga të dy ndeshjet, duke e siguruar kalimin tutje në raundin e tretë, kjo për shkak se përmbysja e këtij rezultati duket e pamundur.

/GazetaBlic Sport/