Ballkani ka fituar tre pikë të mëdha në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Theranda ka triumfuar në sekondat e fundit ndaj Dukagjinit, me trajnerin Arsim Thaqi që debutoi tek mysafirët.
Blerat Tolaj realizoi në sekondat e fundit për rezultatin përfundimtar 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Tek ndeshja Prishtina e Re – Gjilani, mysfirët triumfuan me rezultat 1 me 2, duke siguruar një fitore të madhe.
Në anën tjetër, Llapi fitoi me shifrat 1 me 0 ndaj skuadrës së Ferizajt.
/GazetaBlic Sport/


